Kur na ndan vetëm një ditë nga zgjedhjet për kreun e institucionit më të rëndësishëm në vendin tonë, Federatës së Futbollit Shqiptar, kandidati që vjen nga fusha e politikës, Bashkim Fino, ka denoncuar një shkelje nga ana e presidentit aktual, Armand Dukës.
Sipas tij, Duka ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore të drekojnë me të në një hotel në Durrës, duke i gënjyer për praninë edhe të dy kandidatëve të tjerë.
STATUSI I PLOTË
Kandidati për president, Armand Duka, ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore, duke i ftuar që të darkojnë tek hotel “Adriatik” në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president! Sqaroj të gjithë anëtarët, se është një gënjeshtër, pasi unë nuk kam marrë asnjë ftesë të tillë nga ana e FSHF-së apo organizatorëve. Kjo është një tjetër manovër dëshpëruese e kandidatit humbës!





