Kreu i Forumit Rinor të PD Durrës, Artjon Barjamaj ka denoncuar në rrjete sociale faktin se gjatë hapjes së themeleve për rindërtimin e shkollës “Qemal Mici” është dëmtuar pallati ngjitur.
“Kur shteti të shkatërron pallatin…” – shkruan Barjamaj, ndërsa poston edhe një foto nga pallati në fjalë.
Sipas tij,”shteti në Shqipëri, mirê që të vjedh, por edhe të shkatërron shtëpinë.
Urgjent dërgoni ekipe ekspertësh për të vlerësuar nëse pallati është i sigurt për banim dhe të vlerësohet çfarë ndërhyrjesh duhen bërë për të rritur sigurinë e tij”.
Postimi i plotë i Barjamajt:
Kur shteti të shkatërron pallatin…
Teksa bëheshin punimet për hapjen e themeleve të shkollës “Qemal Mici” në Durrës, u dëmtua pallati ngjitur.
Shteti në Shqipëri, mirê që të vjedh, por edhe të shkatërron shtëpinë.
Urgjent dërgoni ekipe ekspertësh për të vlerësuar nëse pallati është i sigurt për banim dhe të vlerësohet çfarë ndërhyrjesh duhen bërë për të rritur sigurinë e tij.
Sërisht do na takojë ne, taksapaguesve Shqiptarë të paguajmë si për vjedhjet e shtetarëve tanë, edhe për gabimet e tyre…





