Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka denoncuar se maturantëve të gjimnazit në Peshkopi iu është ofruar teza e provimeve në këmbim që të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit.
Ish-deputeti e quan turp të madh një veprim të tillë dhe dëshpërim që nuk ka kufinj, këtë përpjekje të Rilindjes
POSTIMI I PLOTË
Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufinj, nuk ka kufinj dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 Qershor.
Nuk diskutohet më për kë votohet, pasi nuk ka garë, halli i vetëm është pjesëmarja në votime.
Dhe për këtë, të gjithë maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë, ju është ofruar teza e provimeve, në këmbim të pjesëmarjes në to.
Turp i madh..!!!





