Një 44-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Durrësit se gjatë ditës së sotme i kanë vjedhur disa litra naftë në kamionin tip “Benz”.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porto Romanos, ndërsa denoncuesi është shtetasi A.K..

Në një informacion për mediat, policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Neni 134 i Kodit Penal.