Një ngjarje e rëndë është denoncuar ditën e sotme nga kryeministri Sali Berisha.

Berisha ka publikuar një mesazh që ia ka dërguar një qytetar, i cili thotë se një i mitur i moshës 6-vjeçare është përdhunuar në 28 prill, në fshatin Shkozë të Thumanës.

Po ashtu, në mesazhin që e ka publikuar Berisha thuhet se personi që ka përdhunuar të miturin është një i afërmi i kreut të Bashkisë të Krujës, Artur Bushi.

Bushi, sipas Berishës, po mundohet që të fshehë ngjarjen.

Statusi i Berishës:

Narkopolicia fsheh krimin e shemtuar te pedofilit qe perdhunon 6 vjeçarin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirembrema z Berisha. Mbrem me dt 28 prill ne fshatin shkoz e madhe njesia administrative thumane bashkia kruje eshte perdhunuar nje femije i moshes 6 vjec dhe i dyshuari eshte ndaluar nga policia .por perdhunuesi eshte i familjes Toci me origjine nga burreli lidhje gjaku me familjen Gjek bushi ose babain e kry bashkis kruje z artur bushi. Ky z kry i bashkise kruje z artur bushi po ben te pamunduren qe ky lajm te mbyllet e kjo ceshtje te mbyllet si nje veprim e jo si nje perdhunim i te miturit per hakmarrje. Ne publik ose ne biseda private ne lokale bashkia kruje etikohet si bashki moldave. Se nga kryetari z artur si nga presidenti i firmes bami qe nderton e vjedh miliona euro ne tenderin e qytetit. si nga drejtori i ujerave e kanalizimeve kullimeve e emergjences z besnik i katapultuar nga bulqiza ne bashkin kruje jane tutor prostitutash. Edhe bashkia po ngjan si pasarele mode.ju lutemi denoncojeni kete akt te shemtuar e krim makaber kundrejt femijeve e femrave qe shfrytezohen seksualikisht per vendin e punes”