Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili thotë se ka që nga viti 2011 që nuk është në punë dhe tregon se si bëhen rekrutimet e personelit për burgun e Reçit te Drejtoria e përgjithshme e burgjeve.

Sipas tij, janë dy deputetët Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi të cilët kanë çuar listat e votuesve dhe mbështetësve të tyre në mënyrë që ato të dalin fitues dhe të punësohen pranë këtij institucioni.

“Ketij i thone konkurs me lista deputetesh! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb  ‘I dashur doktor mbase kete mesazh nuk do e lexosh kurre gjithsesi pa pertese e me indinjim te madh ndaj ketij shteti dua te informoj lidhur me nji “interviste” e cila u zhvillua per rekrutimin e personelit per burgun e Reçit tek Drejtoria e pergjithshme e burgjeve. Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kane derguar listat e votuesve dhe mbeshtetesve te tyre ne menyre qe ato te dalin fitues dhe te punsohen prane ketij institucioni. Un aplikova online dhe sot mora pjese ne interviste e di qe pamvarsisht cv-se time te pasur me kurse master etj.. dhe pergjigjeve pozitive qe dhashe un nuk do jem fitues sepse un jam opozite me to dhe me krimin qe ato perkrahin.

Te lutem ngrije kete shqetsim tim nese ndonjehere do e lexosh kete mesazh.

Me respekt A.K djali i papunsuar nga 2011”, shkruan Berisha.