Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar mbrëmjen e sotme denoncimin e qytetarit dixhital në lidhje me situatën e krijuar në spitalin e Durrësit, pasi një paciente e moshuar rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

Gruaja, që erdhi vetë ditë më parë në spitalin e Durrësit dhe ka qenë e shtruar në patologji, vetëm dje është futur në reanimacion dhe gjendja e saj aktuale është shumë me rëndë.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, “gjate gjithe kesaj kohe spitali ka qene dhe eshte plot me paciente dhe familjare qe qarkullojne te lire. Personeli dhe mjeket qe kane sherbyer duhet urgjent te karantinohen”.

Berisha shkruan se “ky eshte mashtrimi kriminal me rastin zero i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise”.

Postimi i Berishës:

S O S!!
Gjendje prag katastrofe ne spitalin e Durresit!
-Urgjenca kombetare nuk transporton te semurin rende me Covid 19 ne Tirane sepse nuk ka autoambulance me respirator!
-E semura prej ditesh e shtruar ne patologji per pneumoni
-Dje eshte renduar dhe futur ne reanimacion me Covid 19
-E semura ka infektuar ne spital te semure dhe personel
Nga Tirana asnje ndime!

Ky eshte mashtrimi kriminal me rastin zero i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise

Keto jane masat e mara per parandalim nga Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia. Qendrim kriminal!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje ! Ne reanimacionin e spitalit Durres gjendet nje paciente e intubuar qe dje, me covid. Edh?4 e pse eshte njoftuar urgjenca kombetare, askush nuk vjen te transportoje pasi nuk kane autoambulance me respirator
Pacientja ka dite e shtruar ne pathologji dhe dje eshte renduar situata pulmonare . Eshte intubuar dhe reanimuar. Gjate gjithe kesaj kohe spitali ka qene dhe eshte plot me paciente dhe familjare qe qarkullojne te lire. Personeli dhe mjeket qe kane sherbyer duhet urgjent te karantinohen. Doktor kete mesazh e ke nga spitali i Durresit personel i spitalit shume i shqetesuar