Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë.
Sipas Berishës, kompania Emaar Group që do të ndërtonte portin e Durrësit është larguar dhe tani do të jenë disa kompani shqiptare offshore që do të investojnë 2 miliardë Euro.
Por Akuzave të Berishës i është përgjigjur ministrja Elisa Spiropali, e cila ka thënë se ëndrrat e tij me “narko-qeveri dhe pushtim nga droga” nuk janë të bazuara te partnerët europianë të Shqipërisë.
“Ju po i bini derës tonë që të dëgjoi brava juaj. Por as dera jonë nuk ka ndërmend të tundet dhe as brava e tyre nuk ka ndërmend të shembet. Doli më e fortë sesa e kishit menduar. Por për t’iu kthyer asaj që thatë dhe se me 7 mars, biri juaj do thotë, bandat e Saliut, Metës e Ramës vodhën zgjedhjet, por beteja jonë sapo ka filluar. Besoj është e kotë t’i paraprini, lëre të bëjë fjalimin e tij sepse ngjan si dy pika uji. Të paktën ndryshoni ju se ai nuk ndryshon. Ai ka mësuar kasetën dhe ndryshoni ju që të kemi shpëtim. Meqë në zgjedhjet e pjesshme jeni ndarë në shtëpi të ndryshme, më vjen në mendje një shprehje “Eh moj kasolle, ku na mblodhe” dhe jeni mbledhur të gjithë. 5 herë a 7 herë rresht ka humbur biri juaj zgjedhjet. Sërish presim këngën e himnit me zërin e stonuar”-tha Spiropali.





