Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish planin për portin e ri të Durrësit.
Ish-kryeministri tha se me portin e Durrësit po bëhet afera më e madhe korruptive në Evropë.
Sipas tij, Porti i Durrësit nuk do të ndërtohet nga arabët, por i ka kaluar një kompanie ofshore, ku po pastrohen shuma përrallore nga bashkëpunëtorët e Ramës dhe Bashës.
“A e dini kush e kontrollon Portin e Durrësit? Nallbani i Xibrakës, i Hakmarrjes për Drejtësi, i Edvin Drogës e Lulzim Pengut, që e ka gjysmë baxhanak të dashur. Nuk është rastësi se nark-kokaina kalohet te Porti i Durrësit. A e morët vesh apo jo? Se Emari u zhduk, s’ka më lidhje me Portin e Durrësit, por kanë dalë disa kompani ofshore, që në bashkëpunim me Kreun e Meduzës dhe Lul Bravën, do lajnë aty shumat përrallore. Afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Evropë. Kjo që po them sot është vetëm një kapitull, kapitulli tjetër është edhe më i zi. Fqinjët tanë kanë shqetësim të madh krimin në Shqipëri. Policia shqiptare është e kanabizuar në çdo qelizë të saj.” tha Berisha.





