Deputetja e Durrësit Fatbardha Kadiu ka denoncuar përmes një fotoje të një makine të policisë në Rrugën e Kombit, faktin se sa thellë kanë depërtuar në ekonominë shqiptare oligarkët e mbështetur nga Edi Rama.
Kadiu ka postuar foton e makinës së policisë rrugore por që ndryshon nga të tjerat pasi është markë tip “Benz” dhe luksoze. Madje mban dhe targat e famshme të personazhit të njohur James Bond, 007.
“Rruga Kombit: Vereni me kujdes automjetin e policise….. Kane pushtuar cdo cep te ekonomise dhe qeverise Shqiptare”, shkruan Kadiu përkrah fotove që ka publikuar në Facebook.





