Deputeti Igli Cara ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar për shpërdorim fondesh dhe dëmtim të identitetit të Durrës

Sipas Carës, ndërhyrjet e fundit në vijën bregdetare përbëjnë “një akt kriminal” ndaj një prej zonave më të rëndësishme natyrore dhe historike të vendit. 

“Na ishte një herë plazhi i Durrësit, i bekuar nga natyra!
Do të duhet ta tregojmë si një përrallë, sepse ajo që po ndodh në Durrës është kriminale.
Shpërdorim i fondeve publike për të tjetërsuar plazhin historik të shqiptarëve është korrupsion i pastër i Rama, Sako & CO!
Pa dyshim, ky nuk është i vetmi projekt, që ka si kryefjalë korrupsionin, duke cënuar identitetin e një qyteti unik, siç është Durrësi!”, shkruan Cara.