Avokati që shteti i ka caktuar Xhisielës është djali i avokatit që po mbron Rexhep Rrajën, i akuzuar për përndjekje të 25-vjeçares Maloku. Denoncimi është bërë nga gazetari i emisionit "Opinion", Dritan Laci, në një postim në rrjetet sociale.

Laci ironizon këtë fakt teksa shkruan se avokati i Rrajës dhe Malokut edhe pse janë babë e bir nuk e njohin njëri tjetrin, madje ata kanë vite që nuk e shihen e as flasin.

STATUSI I PLOTË

TragjiKomedia “Xhisiela dhe Xhepi” vazhdon ne aktin e saj te peste “Avukatet”

Xhepi u mbrojt ne gjyq nga avokati Shkelqim Fangu ndersa Xhisiela do te mbrohet nga avokati i caktuar nga SHTETI Elton Fangu.

Qe jane babe e bir…

Dmth babai mbron Xhepin ndersa I biri i babait qe mbron Xhepin mbron I jep keshilla ligjore Xhisieles se si tja fuse klientet te babait…

Po filloj te besoj qe ketu nuk ka asgje te keqe.

Ku e njeh avokati i Xhisieles babain e vet.

Ata kane vite qe as e kane pare njeri tjetrin, as nuk flasin…

Le qe babai jeton ne Tirane…

Pastaj si mos ta besoj une qe Xhisiela do kete nje proces te drejte kur shteti ne 1 mije Avokat qe mund te kete Shqiperia I gjen avokat djalin e avokatit qe mbron dhunuesin e saj.. .