Kreu i degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj, ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale diskriminimin me të cilin po përballen qytetarët e njësive administrative për përfitimin e ndihmës financiare, diskriminim që sipas tij bëhet mbi bazën e përkatësisë partiake.

Xhaferaj ka publikuar edhe dy kërkesa për përfitimin e ndihmës, ku në të parën është vendosur vula refuzohet pasi përkatësia partiake është PD dhe në të dytën kërkesa është pranuar pasi përkatësia partiake është PS.

“Ankesat nga qytetarët e Ishmit, Manzës, Ish Kënetës e Plazhit nuk kanë të sosur. Virusi nuk njeh parti, por Qeveria dhe Bashkia e Rames po. Fatkeqesisht, i vetmi kriter për të përfituar ndihmë dhe mbështetje nga shteti është përkatesia partiake. Ferdinandi.”,– shkruan Xhaferaj.