DURRËS, 8 tetor 2014– Partia Demokratike e Korçës ka reaguar sot ndaj denoncimit që sanitarja e shkollës së Drithasit në komunën e Libonikut bëri ndaj kreut të komunës Petrit Kupe, pasi ky i fundit i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale për ta mbajtur në punë.   PD e quan këtë ngjarje një histori të përsëritur, që tregon pasqyrën e qeverisë qendrore deri në nivel lokal.    “Ka një denoncim të një zonje, të një nëne që tentohet të nëpërkëmbet nga pushtetarë lokalë të cilët kërkojnë përfitime të turpshme. Ka denoncuar në polici kryetarin e Komunës Libonik, për marrëdhënië sekusale në këmbim të vendit të punës. Fatkeqësisht një histori e përsëritur, por këmbanat dihet mirë për kë bien.”   Partia Demokratike inkurajon veprimin e Miranda Shulit ,ndërsa theksoi se gratë janë të barabarta në dinjitetin dhe të drejtat e tyre pavarësisht gjendjes ekonomike.  

 “Ky nuk është kurrsesi shteti që shqiptarët e të ashtuquajturës 1 milion shuplaka votuan më 23 qershor. Kur nëpërkëmben të drejtat e njeriut, heshtja që ngrihet është triani që vret”.   Një ditë më parë 27-vjeçarja nga Liboniku, denoncoi kreun e komunës, Petrit Kupe, pasi sipas saj, në mënyrë të vazhdueshme i kërkonte marrëdhënie seksuale për ta mbajtur në punë, pas denoncimit reagoi edhe Kupe i cili i cilësoi akuzat si shpifje,ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/Sot News/