Pak para mesnate, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar se PS po blen vota në Durrës.
“E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, sapo na mbërriti në selinë e LSI-së për transaksionet dhe operacionet e pagesave për blerjen e votave nga PS në Durrës. Ky është materiale ku patronazhistët e PS-së kanë marrë përsipër blerjen e votave, kanë marrë numrat e ID, qendrat e votimit, vendit e punës dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që kanë marrë. Në Durrës makinat me xhama të errëta dhe pa targa u janë drejtuar shtëpive të votimit të personave që presin për të marrë paratë”,- deklaroi Kryemadhi.
Deklarata për mediat e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:
Mirëmbrëma të dashur qytetarë,
E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, duke pasur parasysh që për të bërë një denoncim në SPAK duhet të dorëzojmë dokumentet me postë dhe duke qenë se nesër është ditë e diel dhe posta nuk funksionon, sapo na mbërriti një denoncim në selinë e LSI për transaksionet dhe operacionin e pagesave për blerjen e votave nga Partia Socialiste në qytetin e Durrësit.
Ky është materiali që ka ardhur, ku patronazhistët e Partisë Socialiste kanë marrë përsipër blerjen e votave, ku janë detyruar dhe kanë shkuar kanë marrë numrat e identitetit, qendrën e votimit, vendin e punës, ku në fakt pjesa më e madhe janë të papunë dhe pensionistë dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që ka marrë. Në fakt janë vetëm faturat e para këto që shikoni, të cilat sapo kanë ardhur. Është i njëjti si databaza e Tiranës, ku bëhet shumë e qartë që tashmë në qytetin e Durrësit, makinat me xhama të errëta apo edhe pa targa i janë drejtuar shtëpive të personave që presin për të marrë para.
Ne këtë denoncim tashmë do ta çojmë në Polici, në qoftë se Policia është aty, por nuk e çojmë te Policia e qytetit të Durrësit, sepse drejtori i Policisë së Durrësit, shefat e komisariateve, shefat e krimeve janë bashkëpunëtorë në krim, sepse ata janë patronazhistët e patronazhistëve të patronazhistit të Edi Ramës, prandaj këto materiale po ia bëjmë të ditur të gjithë qytetarëve. Dhe po jua bëjmë të ditur edhe patronazhistëve që shpërndajnë para, edhe atyre që shesin votën dhe të gjithë Policisë së Shtetit, Operacionales dhe këdo tjetër që nuk ka lënë njeri një Republikën e Shqipërisë që është kundër Edi Ramës, pa iu kontrolluar xhepat, pa iu kontrolluar edhe banjat dhe koshat e letrave higjienike.
Ajo që dua të theksoj, po ju përmend vetëm disa patronazhistë, ku është koordinator Afrim Bakaj, Alban Abazi, Ivian Shallvari, Arjan Domi, Pëllumb Kapllani, Mirjan Avdyli, Artur Murati, Marcela Gërxhi, Xhoan Basho, Leonard Gorea, Alma Marku. Vazhdojmë pastaj në qendrën 1426 ku është Myslym Kuka, Edison Ahmataj, Alban Poli. Aldi Kryemadhi, Lorenc Hoxha dhe këtu janë në krah vlerat e parave që kanë marrë dhe personat për të cilën kanë marrë në angazhim janë që do të kryhet sot në darkë operacioni i pagesave të parave ose nesër në këmbim të fotos për votën e tyre që do të hedhin në kuti, ose në këmbim të fletës së votimit që duan ta nxjerrin, siç quhet skema e famshme ‘treni bullgar’.
Arjan Biba, Ardit Jaho, Ilir Allaraj, Altin Cila, Qetësor Neziri, Emanuel Ahmataj, Saimir Gozhina, Festime Reqi, këto janë patronazhistët, të cilët kanë marrë përsipër shpërndarjen e parave ose janë patronazhistët, të cilët kanë hartuar listat. Këto janë në qendrën 1462 ku vlera monetare e tyre i kalon me mijëra euro. Ndërkohë që kanë edhe vendet e punës së tyre, ku ka raste që janë në punë, në firma private. Brunilda Baçe, Ardit Jaho.
Të gjitha këto fleta që kemi, jo vetëm do t’ia drejtojmë SPAK-ut, por edhe të gjitha mediave, që ti kenë dhe ti shpërndajnë, edhe kush janë patronazhistët e patronazhistëve të patronazhistëve, që paguajnë para dhe që nesër të mos thonë që nuk i denoncuan. Prandaj të dashur qytetarë, nesër votoni për atë që nuk ju cënon, nuk ju blen dhe nuk ju intimidon. Faleminderit!