Mjeku i urgjencës në QSUT, Ilir Allkja, ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku denoncon mungesën e veshjeve speciale për të vizituar pacientët që vijnë nga Urgjenca Kombëtare si të dyshuar me koronavirus. Ai thotë se për faktin që vizitoi mbrëmë tre pacientë të dyshuar me virusin e rrezikshëm, sot është në vetëkarantinim, pasi nuk është i sigurt për shëndetin e tij.

Allkja shprehet se bashkë me kolegët e tij nuk kanë veshjen speciale, e cila është e domosdoshme për të vizituar pacientët e dyshuar me Covid-19. “Ne,- thotë mjeku,- kemi pritur pacientët e dyshuar me koronavirus, thjesht me nje maskë të zakonshme.”

Ai bën thirrje për të kursyer jetën e mjekëve dhe kërkon nga qeveria veshje speciale.