Policia e Tiranës ka nisur kërkimet për dy fëmijë të moshave 10 dhe 12 vjeç pas denoncimit të nënës së tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, dje është paraqitur në polici 40-vjeçarja me inicialet S.M., e cila ka pohuar se dy djemtë e saj të mitur kishin ikur nga banesa dhe nuk janë kthyer më.
“Më datë 07.08.2017, shtetasja S.M, vjeç 40, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 06.08.2017, janë larguar nga banesa 2 djemtë e saj të mitur vjeç 12 e 10. Punohet për gjetjen e tyre”, njofton policia, e cila ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e dy të miturve.





