Deputeti Pjerin Ndreu, i ka cilësuar idiotësi të prodhuara nga laboratorët e PD-së, akuzat e demokratëve se oficeri i policisë Emiljano Nuhu, është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.

Ndreu në një postim në Facebook, i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij Taulant Balla, për të cilin u tha se ishte pjesë e fshehjes së ngjarjes.

“Edhe sikur ti besoja te gjitha, qe Taulant Balla ka shku ne komisariatin e policise Kruje me liru djalin e nje deputeti, kjo eshte nje super idiotesi qe vec laboratoret e PD mund ta prodhojne !”