Dega lokale e PD Durrës ka ripostuar një status në rrjete sociale të kryetarit të grupseksionit në ish-Kënetë, Sami Osmanit, i cili denoncon atë që e quan braktisje e qeverisë dhe bashkisë ndaj njësisë administrative nr.6, një nga zonat më të varfëra dhe më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas Osmanit, pavarësisht kërkesave të shumta për ndihma në këtë zonë, “janë ndihmuar vetëm ata që janë pranë partisë që qeveris”.
“Kjo zone eshte nje zone ku “komunistet” e konvertuar ne “socialist” kane njohur vetem disfata .partia-shtet qe qeveris si ne nivel qendror dhe ne ate lokal e ka braktisur kete zone edhe ne “kohe lufte””, shkruan ndër të tjera Osmani.
Postimi i plotë:
Prononcim i kryetarit te Grupseksionit ish Kenet. Z. Sami Osmani
Braktisja e Qeverise dhe Bashkise se Durrsit ndaj zones se ish Knetes si forme e re e persekutumit politik
Ish keneta e Durrsit njihet si nje nga zonat me te varfera te qytetit. Ajo eshte zona e cila pesoi me shume viktima nga termeti i 26 Nentorit, ajo eshte zona e cila po kalon veshtirsite me te medha ne kohen e Covid 19 ne qytetin bregdetar. Nje zone me nje zhvillim qe nuk mund te krahasohet me pjesen tjeter te qytetit, ku ka me qindra kerkesa prane njesise administrative per ndihme dhe qe jane ndihmuar vetem ata qe jane prane partise qe qeveris. Hakmarrja politike duket se nuk i ka dale nga vesi pasi ai thojne qe del me shpirtin.
Dihet fort mire qe kjo zone eshte nje zone ku “komunistet” e konvertuar ne “socialist” kane njohur vetem disfata. Prandaj edhe partia-shtet qe qeveris si ne nivel qendror dhe ne ate lokal e ka braktisur kete zone edhe ne “kohe lufte”.
Pra ne kete “kohe lufte armiku” eshte kundershtari politik se sa “pushtuesi i fshehur”. Ne “kohe lufte” ndihmohen “armiqte” te cilet nuk jane rrjeshtur ne krahe te “ushtrise armike”.
Po banoret e kenetes ne cilen “ushtri armike” bejne pjese? Ne ate te “pushtuesit” apo ne ate te kundershtarit politik?





