Dega e PD-së në Shijak denoncon përmes një postimi në rrjete sociale atë që e konsideron “zhdukje” e dyerve, dritareve, bankave dhe karrikeve të shkollave që u shembën gjatë ditës së sotme.
Sipas PD Shijak, “gjatë natës janë zhdukur dyert, dritaret, tavolinat, bangat si dhe objekte të tjera të shkollave gjimnazit 16 Shtatori dhe shkollës 9-vjeçare Lidhja e Prizrenit. Burime të sigurta thanë për Degën e PD Shijak, se ato objekte janë ‘zhdukur’ gjatë natës së mbrëmshme dhe për është vënë në dijeni edhe kryetari i paligjshëm i bashkisë, i cili edhe pse i ‘do’ shumë qytetarët, në vend që ta denoncojë këtë akt, ka zgjedhur të heshtë.”
Po sipas degës lokale të Partisë Demokratike, kjo zhdukje “është një skandal i jashtëzakonshëm, një akt barbar që i bëhet institucioneve ku edukohen fëmijët tanë, e ardhmja e qytetit tone”.
Dega e Partisë Demokratike Shijak i bën thirrje Policisë të zbardhë menjëherë këtë ngjarje të shëmtuar.
Postimi i plotë:
Faza e parë e rindërtimit në Shijak, ‘zhduken’ dyert, dritaret, bangat dhe karriget e shkollave.
Mbrëmë në darkë menjëherë pas njoftimit në Facebook të kryetarit të paligjshëm të bashkisë Shijak, për nisjen e shembjes së shkollave të dëmtuara nga tërmeti, rezulton se gjatë natës janë zhdukur dyert, dritaret, tavolinat, bangat si dhe objekte të tjera të shkollave gjimnazit 16 Shtatori dhe shkollës 9-vjeçare Lidhja e Prizrenit.
Burime të sigurta thanë për Degën e PD Shijak, se ato objekte janë ‘zhdukur’ gjatë natës së mbrëmshme dhe për është vënë në dijeni edhe kryetari i paligjshëm i bashkisë, i cili edhe pse i ‘do’ shumë qytetarët, në vend që ta denoncojë këtë akt, ka zgjedhur të heshtë.
Ky është një skandal i jashtëzakonshëm, një akt barbar që i bëhet institucioneve ku edukohen fëmijët tanë, e ardhmja e qytetit tonë.
Ato objekte nuk janë pronë e bashkisë, por janë pronë e qytetarëve të Shijakut. Ky akt dëshmon papërgjegjshmërinë me të cilën administrohen paratë e taksave të qytetarëve.
Kjo është arsyeja se pse në emër të Partisë Demokratike Shijak kemi kërkuar që në fillim transparencë për çdo qindarkë.
Dega e Partisë Demokratike Shijak i bën thirrje Policisë të zbardhë menjëherë këtë ngjarje të shëmtuar.
Ajo i kërkon bashkisë së marrë peng Shijak, që të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh, të japë llogari për ‘zhdukjen’ e pronës publike si dhe të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me këtë ngjarje.





