Në redaksinë e DurrësLajm ka mbërritur denoncimi i një qytetari, i cili ka rënë pre e mashtrimeve të bëra nga disa persona që hiqen si agjentë doganorë dhe "rrjepin" pushuesit dhe turistët që mbërrijnë në portin më të madh në vend dhe nuk janë shumë të qartë për të gjitha procedurat doganore që duhet të ndjekin dhe paratë që duhet të paguajnë.

Duke përfituar nga mos njohja e procedurave, të vetëquajturit agjentë doganorë, por që operojnë pa disponuar lejen përkatëse, “rrjepin” qytetarët dhe të huajt, duke u marrë 2-3 apo dhe 4-fishin e shumës që duhet paguar zyrtarisht për të mbyllur procedurat në doganë.

Sipas qytetarit që bën denoncimin, nga 3000 lekë që është procedura doganore, këta individë u marrin qytetarëve deri në 120 euro, dhe pasi paguajnë agjencinë, diferencën e shumës e fusin në xhep të vet.

“Keto individ as nuk punojn dhe as nuk jan te siguruar, si puna e ketyre jane dhe persona te tjere qe meren me njerzit per ti kapur dhe per ti cuar tek agjensit doganore por pazaret i bejne keto individ ku nje praktik doganore kushton 3000 leke.Ndersa keto kerkojne 8000 lek, shtetasve shqipetare ndersa kosovarve 120 euro nga ku paguajn agjensin dhe pjesen tjeter e mbajn e vet dhe largohen pa asnje pergjegjesi”,– shkruan qytetari.

Qytetari e ka shoqëruar denoncimin e tij edhe me foto të këtyre personave që operojnë në territorin portual. Për arsye etike, DurrësLajm po u mbulon fytyrën, por autoritetet doganore duhet të reagojnë për këtë shkelje flagrante që bëhet ditën për diell dhe çdo ditë në portin më të madh në vend.

Denoncimi i plotë i qytetarit

Pershendetje nuk e di nese do te kishit mundesi te publikonit keto foto. Jan disa individ qe qarkullojn ne portin e durresit dhe meren me njerez qe vine per here te pare ne Durres dhe nuk ia kan iden e procedurave doganore. Keto individ as nuk punojn dhe as nuk jan te siguruar, si puna e ketyre jane dhe persona te tjere qe meren me njerzit per ti kapur dhe per ti cuar tek agjensit doganore por pazaret i bejne keto individ ku nje praktik doganore kushton 3000 leke.Ndersa keto kerkojne 8000 lek, shtetasve shqipetare ndersa kosovarve 120 euro nga ku paguajn agjensin dhe pjesen tjeter e mbajn e vet dhe largohen pa asnje pergjegjesi. Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar qe me rastisi te meresha me keto individ ku paguajta 8000 lek.