Policia Rrugore e Durrësit duket se e ka ‘rënduar’ dorën me heqjen e patentave për qytetarët.

Të shumtë janë ata që gjobiten, ndëshkohen me masa administrative e madje deri në heqje patente. Pranë redaksisë së DurrësLajm ka mbërritur denoncimi i një qytetari, i cili po udhëtonte me shpejtësi dy herë më shumë se norma e lejuar në superstradën Shkozet-Plepa.

Limiti i shpejtësisë në këtë aks të rëndësishëm është 40 km/orë, njësoj si në akset kryesore rrugore në qendër të qytetit.

“Nga plepat deri ne shkozet (unaza)e kan bere rrugen me 40 ne ore. Eshte superstrade eshte 1 sens 2 korsi eshte me barrier anash edhe nuk ka kuptim fare me 40 se u duhet ketyre qe korrin patenta edhe lek. Me 40 eshte ne bulevard me kembesor edhe bicikleta rrotull. Hera e dyte qe me heqin patenten sa e mora ma hoqen brenda javes tani per 4 muaj. Ore 1 korsi e zen kamionat edhe jane me 50-60 une me 80 se parakalova edhe sensi mes kamioneve te ben ta shtypesh pak gazin edhe e hengra. Po aty ne komisariat ishin si une cdo dite nga 200-300 patenta”,-shkruan qytetari nga Durrësi.

“Me pas te semure nga plepat deri ne spital durres duhet minimalisht 1 ore e gjys te vesh”,- shprehet më tej ai.

Sipas tij, është e pa drejtë që limiti i shpejtësisë në këtë aks të jetë 40km/orë.

“Shiko mbas ca koheve kur te ket vetem polica rrugeve pa shofera.te ndergjegjesohet shteti te rregulloj limitin ose ta bejm shetitore ate rruge”, ironizon qytetari nga Durrësi.

Ndëshkimi i shoferëve që shkelin Kodin Rrugor ndihmon në disiplinimin e lëvizjes së mjeteve dhe shmangien e aksidenteve, por nga ana tjetër problematikat që vërehen çdo ditë në rrugët tona në jo pak raste ndikojnë në ndëshkimin e padrejtë të shoferëve.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Ore beni nje lajmerim per policine se na lane te gjithe ne shtepi pa patenta na thyen ne mes. Nga plepat deri ne shkozet (unaza)e kan bere rrugen me 40 ne ore. Eshte superstrade eshte 1 sens 2 korsi eshte me barrier anash edhe nuk ka kuptim fare me 40 se u duhet ketyre qe korrin patenta edhe lek. Me 40 eshte ne bulevard me kembesor edhe bicikleta rrotull. Hera e dyte qe me heqin patenten sa e mora ma hoqen brenda javes tani per 4 muaj. Ore 1 korsi e zen kamionat edhe jane me 50-60 une me 80 se parakalova edhe sensi mes kamioneve te ben ta shtypesh pak gazin edhe e hengra. Po aty ne komisariat ishin si une cdo dite nga 200-300 patenta. Shiko mbas ca koheve kur te ket vetem polica rrugeve pa shofera.te ndergjegjesohet shteti te rregulloj limitin ose ta bejm shetitore ate rruge. Me pas te semure nga plepat deri ne spital durres duhet minimalisht 1 ore e gjys te vesh. Ju lutem publikojeni