Mbeturinat urbane në Shijak duket se nuk tërhiqen prej ditësh.

Videot e dërguara në redaksinë e “DurrësLajm” nga shumë venddepozitime mbetjesh përgjatë akseve Durrës – Shijak dhe 4 rrugët – Pjezë dëshmojnë pirgjet me mbetje urbane.

“Viti i ri e gjen Shijakun të mbushur me plehra”,- shkruan qytetari që na ka dërguar pamjet filmike të videos së mëposhtme.

Pamjet e shëmtuara që këto venddepozitime ofrojnë përgjatë akseve nacionale nuk kanë nevojë për shumë koment.

Në një kohë kur vendi ynë po kthehet në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në rajon, ajo çfarë mund të shohin turistët vendas dhe të huaj që i përshkojnë këto akse janë grumbujt pafund të mbetjeve urbane të depozituara në anë të rrugëve të Shijakut.  

M.B.