Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka denoncuar përmes një postimi në Facebook, ministrinë e Arsimit se nuk ka paguar mësuesit.
Vokshi i drejtohet ministres Besa Shahini, të cilës i thotë se duhet të paguajë mësuesit, pasi me atë rrogë, ata ushqejnë fëmijët.
POSTIMI I PLOTË
Paguaji mësuesit #Besa!!
Sot është data 8 qershor.
Mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat.
Paguaji mesuesit Besa!
Ata ushqejnë fëmijët, familjet me këtë pagë që në shumë raste s’mjafton as për të paguar faturat dyfishuara të energjisë elektrike, ujit etj.
Ti edhe sivëllezërit e simotrat tuaja në qeveri nuk mund ta kuptoni dot realitetin e tyre.
Ju jeni fatkeqesia e tyre!
#PaguajMësuesit





