“Ndërmjet një kompanie prestigjoze gjermane e cila menaxhon edhe portin e Hamburgut dhe një kompanie malteze së cilës një nga drejtorët i është hetuar për pastrim parash nga policia e këtij vendi anëtar të BE-së, zgjidhet kjo e fundit fituese e tenderit për të marrë kalatat e portit të Durrësit.”

Ky është denoncimi që bën kreu i PD-së për Durrësin Ferdinand Xhaferraj, i cili nga ambientet përballë portit, thotë se ky është korrupsioni i radhës i qeverisë së Ramës te porti i Durrësit.

Xhaferraj ka dhe 3 pyetje për Ramën, sipas të cilit, shumë shpejt do kalojë nga zyrat e Kryeministrisë tek ato të drejtësisë:

Kush e zotëron këtë kompani? Çfarë fshihet pas kësaj kompanie?

Pse nuk respekton detyrimin ligjor për të treguar kush janë përfituesit fundorë të këtij koncesioni?

Si është e mundur që ky aset i sigurisë kombëtare t’i jepet një kompanie që nuk i dihet pronari?”

DENONCIMI I XHAFERRAJT:

Ju ftoj të ndiqni denoncimin për korrupsionin e rradhës të qeverisë së Rama Bejit tek Porti i Durrësit. Ky port, i cili ka potencialin për të përmirësuar jetën e qytetarëve të këtij qyteti dhe më gjerë, sikurse e kemi ekspozuar disa herë me fakte, po përdoret vetëm për të pasuruar xhepat e qeveritarëve.

Më së fundmi, Qeveria ka dhënë me koncesion Kalatat e Portit. Historia është e thjeshtë dhe e përsëritur këto 8 vite: Në Tetor u shpallën detajet e tenderit të cilat nuk ishin hartuar që të fitonte kompania më e mirë në bazë të konkurencës, por ishin hartuar në mënyrë që të fitonte kompania e paravendosur. Ndërmjet një kompanie prestigjoze gjermane e cila menaxhon edhe portin e Hamburgut dhe një kompanie malteze së cilës një nga drejtorët i është hetuar për pastrim parash nga policia e këtij vendi anëtar të BE-së, zgjidhet kjo e fundit.

Ndiqni 3 pyetjet për Ramën i cili shumë shpejt do kalojë nga zyrat e Kryeministrisë tek ato të drejtësisë.