Kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka akuzuar qeverinë, se nuk e ka mbajtur fjalën për rindërtimin e shkollva të dëmtuara nga tërmeti i një viti më parë.

Sipas Xhaferrajt, institucionet arsimore në qytetin bregdetar po ndërtohen me dyfishin e çmimit krahasuar me ato që do të rindërtojë BE.

“Shkolla “14 Nëntori” ku gjendemi sot është simbol i korrupsionit të qeverisë dhe bashkisë. Shkolla u rikonstruktua 1 vit para tërmetit me rreth 1 milionë euro, fond ky i mjaftueshëm për të ndërtuar një shkollë nga e para. Vangjush Dako dha 1 milionë euro, por ato u zhdukën më 26 nëntor.”, tha kreu i PD Durrës ndërsa bëri thirrje që drejtësia të veprojë e të mos flerë mbi dosjet e hajdutëve të fatkeqësive.

DEKLARATA E XHAFERRAJT

Një vit më parë, tërmeti i 26 Nëntorit e shndërroi Durrësin në qytetin më të dëmtuar nga pasojat e tij. Por një vit më pas, Durrësi po vuan koston shumë të lartë dhe të pamerituar të tërmetit të babëzisë së korrupsionit qeveritar.

Vetëm numri i shkollave të dëmtuara nga tërmeti ishte 32. Edi Rama u premtoi durrsakëve se shkollat do të rindërtoheshin me shpejtësi dhe do të ishin gati përvitin e ri shkollor, por këtë premtim e mori era.

Sot, një vit pas tërmetit, asnjë nga shkollat e Durrësit nuk ka përfunduar. Ato janë parë si një mundësi për tëndarë paratë e taksapaguesve shqiptarë për klientët e zakonshëm të qeverisë.

Për të parë sesi vjedhin, mjafton të krahasojmë tenderine qeverisë dhe atë të Bashkimit Europian për shkollat. Të dy tenderat u hapën në të njëjtën kohë.

Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit.

Ky fakt i thjeshtë bën të qartë për çdo durrsak dhe qytetar tjetër shqiptar se programi i rindërtimit nga tërmeti është shndërruar në programin më të madh të përfitimit, abuzimit dhe vjedhjes.

Shkolla 14 Nëntori ku gjendemi sot është simbol i korrupsionit të qeverisë dhe bashkisë. Shkolla u rikonstruktua 1 vit para tërmetit me rreth 1 milionë euro, fond ky i mjaftueshëm për të ndërtuar një shkollë nga e para. Vangjush Dako dha 1 milionë euro, por ato u zhdukën në 26 nëntor.

Askush nuk kërkon llogari për cilësinë e dobët të punimeve të kryera, që kanë vendosur nxënësit në rrezik. Tani, do të harxhohen edhe 1.2 milionë euro të tjera që shkolla të bëhet nga e para.

Po të shkojmë pak më tutje, është gjimanzi “Naim Frashëri”. Durrsakët besojnë se pas shembjes sëshkollës fshihen afera korruptive, plane për ndërtime kullash mbrapa saj.

Deri në mars, kur shkollat u mbyllën nga pandemia, në këtë shkollë nxënësit kanë vijuar mësimin normalisht, pa u lajmëruar se shkolla ishte në rrezik shembje.

Tërmeti i babëzisë që nuk kursen as shkollat, ka lënë mbi 30 shkolla ende të papërfunduara në Durrës. Një pjesë e tyre akoma nuk janë shembur apo nuk kanë nisur fare të ndërtohen. Mijëra nxënës dhe mësues mësojnë më 2 dhe 3 turne, shpeshherë pa transport të sigurtë, vetëm se hajdutët e fatkeqësive kanë si prioritet të vjedhin këdo, në çdo kohë.

Në Durrës, prokuroria ka një punë kolosale për të bërë. Kudo ku hapet një dokument për rindërtimin, është mbrapa një aferë korruptive.

Denoncimet janë në dosje, duhet pak vullnet për të bërë drejtësi për qindra mijëra durrsakë që po vidhen ditën për diell edhe me shkollat e fëmijëve.