Ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve të Durrësit janë larguar drejt qyteteve të tjera për të shpëtuar nga lëkundjet sizmike dhe ankthi i madh që u kanë shkaktuar tërmetet e vazhdueshme, ata denoncojnë një fenomen abuziv, me të cilin po përballen aty ku kanë shkuar.
Në një postim në Facebook, një banor i Durrësit denoncon faktin se po përballen me çmime abuzive në hotelet e Pogradecit dhe Korçës, a thua se kanë shkuar aty për pushime, e jo prej hallit.
Ndërsa në Kosovë, hotelet atje hapën dyert dhe ftuan qytetarët e Durrësit të shkonin atje, sepse shpenzimet i merrnin tërësisht ata përsipër duke treguar kështu një shenjë solidariteti për t’u vlerësuar maksimalisht, në jug, pronarë abuzivë, tentojnë të përfitojnë para në kurriz të përsonave të traumatizuar nga lëkundjet sizmike të ditëve të fundit në Durrës.
Postimi i plotë:






