Pas ristrukturimit të disa ministrive, tashmë ka filluar operacioni ‘fshesa’, për largimin nga puna të punonjësve të administratës.

Një nëpunës civil ka denoncuar sot se për shkarkimet nga puna të punonjësve të administratës po merret personalisht Ëngjëll Agaçi, apo i njohur ndryshe si Don Agaçi.

Sipas nëpunësit, Agaçi ka mbledhur drejtorët tek Dega e Thesarit dhe ju dha porositë për largimet e radhës nga puna.

Denoncimi i nëpunësit civil është bërë publik në Facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi i Sali Berishës:

Nëpunësi dixhital denoncon:

Sekretarin e përgjithshëm e mafies shtetërore, Don Agaçion si kryefshesarin e Noriegës!

Lexoni mesazhin e tij. sb

"Përshëndetje Doktor! Don Agaçi sapo inspektoi ambjentet e punës tek godina e Thesarit të Tiranës ku ndodhen disa institucione të administratës shtetërore ku morri takim me drejtorët përkatës dhe i la porositë e radhës në lidhje me fshesën që do bëjnë dhe risistemimin e tyre në po këto ambjente. Aq shumë është i interesuar saqë Don Agaçi del vetë në terren madje futet zyrë më zyrë!"