Deputetja demokrate e Durrësit Fatbardha Kadiu, në një status të gjatë në Facebook, ka listuar barrën e lartë fiskale që detyrohet të paguajë biznesi i vogël në qytetin bregdetar, duke nënvizuar se qeveria po godet me taksa të larta qytetarin e thjeshtë. që tani ndodhet në kufinjtë e mbijetesës.
“Ekonomia familjare në pikën e fundit të saj, por kriminelët e qeverisë vazhdojnë të rrahin me taksa të larta dhe me pushtet absolut qytetarin e thjeshtë. Që nga dje, në Durrës, sikurse në të gjithe Shqipërinë, me skemën e hajdutërve, rreth 8000 subjekte do të duhet të bëhen objekt i TVSH-së”, shkruan Kadiu.
Nga takimet që ka zhvilluar në terren me tregtarë të vegjël, Kadiu shprehet se ka konstatuar se shumë prej tyre punojnë veresie dhe rreth 8000 prej tyre rrezikojnë të mbyllen sezonin e ardhshëm, nga rreth 11000 biznese të vogla që operojnë në Durrës.
“Ky shtet po u merr frymën dhe paratë nga xhepat e tyre për të mbushur thasët e korrupsionit. Ky shtet vetëm shtet nuk po bën!”, nënvizon deputetja Kadiu.
Statusi i plotë i deputetes Kadiu:
Ekonomia familjare në pikën e fundit të saj, por kriminelët e qeverisë vazhdojnë të rrahin me taksa të larta dhe me pushtet absolut qytetarin e thjeshtë.
Që nga dje, në Durrës, sikurse në të gjithe Shqipërinë, me skemën e hajdutërve, rreth 8000 subjekte do të duhet të bëhen objekt i TVSH-së.
Pas një takimi me një sëre biznesesh, të cilat do të bëhen objekt i TVSH-së, konstatova listat e tregtarëve për blerjet me "veresi" të cilat janë të pafundme duke i degraduar ata drejt falimentimit.
Në një bashkbisedim me qytetarët vura re se, ata kanë listuar një listë të gjatë mbi barrën e tepërt të shtuar tek secili prej tyre:
"Na rritën tatim fitimin,
Na rritën kostot administrative,
Na rritën taksën e pronës,
Na rritën çmimin e ujit,
Na kërkojnë të blemë sahate uji të reja,
Na rritën çmimin e energjisë,
Na rritën çmimin e naftës,
Na rritën koston e transportit,
Më pak njerëz na afrohen tek bizneset tona,
Më e vogël fuqia blerëse e secilit konsumator,
Më të larta çmimet e produkteve të blera për tregti,
Na mbytën e thënë ndryshe, falimentojmë, femijet nuk i ushqejmë dot më".
"Sikur të kisha mundësi që sot do te ikja nga ky vend", shprehen ata të revoltuar.
Roza është një zonjë që ka mbi 18 vjet që mban dyqanin e saj të fruta perimeve, ka tre fëmi, çdo ditë del në orën 06:00 të mëngjesit nga shtëpia dhe hyn në orën 22:00, në mbrëmje në shtëpi. Dhe në fund të muajit arrin të ushqeje e të arsimojë tre fëmijët e saj. Ajo është e fortë, është punëtore por përsëri deri në kufirin e mbijetesës arrin të gjenerojë të ardhura.
Ky shtet po u merr frymën dhe paratë nga xhepat e tyre për të mbushur thasët e korrupsionit. Ky shtet vetëm shtet nuk po bën!
Tollonat e komunizmit nuk kanë asnjë ndryshim nga paratë që mund të kemi sot në xhep͟, thotë një zotëri në një bashkëbisedim.
Në qarkun e Durrësit, kam konstatuar që operojnë rreth 15 000 mijë biznese, nga të cilat afro 11000 janë biznes i vogël. Ai biznes ku vetem biznes nuk është por një aktivet me të cilën një familje normale mban me bukë fëmijët. Rrezikojne rreth 8000 biznese të mbyllen në sezonin e ardhshëm.
Si asnjëherë më parë, në paketën fiskale të qeverisë Rama dhe jo pak por në vitin e 5-të të qeverisjes, ata ulin në mënyrë drastike taksat për bizneset me 5 yje e klientët e tyre dhe në të njëjtën kohë rëndojnë po në mënyrë drastike në xhepat e
biznesit të vogël.
Pas një sërë vizitash të kryera në qarkun Durrës, mund t’ju shpjegojë situatën e tyre si me poshtë:
● Sipas studimit të Avokatit të popullit minimumi jetik për frymë është 16.000 lekë.
● Një familje me 4 persona; burri, gruaja dhe 2 fëmijë i duhen 64.000 lekë në muaj, supozojmë që ata përfitojnë ndihmë ekonomike 8.000 lekë në muaj. Pjesen tjeter e sigurojnë nga aktiviteti pa liçense duke blere mallra pa faturë në Biznesin e Madh e duke e shitur pranë bizneseve të vogla të regjistruara.
Pra biznesi i madh prish tregun duke bërë shitje pa fature. POR Individi tregtar i paregjistruar shet sa për të nxjerrë shpenzimet e ditës dhe në fund të ditës për të mos e hedhur mallin e shet dhe me kosto.
Një kategori tjetër që konstatova janë subjektet persona fizikë, që e ushtrojnë aktivitetin në ambiente ose pronë të tyre ose me qira. Kjo kategori punon deri në darkë vonë në mënyrë që të nxjerrë shpenzimet e ditës dhe veten. Këta njerëz pushojne vetëm 2 ditë në vit, një më 1 Janar dhe një ditë tjetër kur kanë fatkeqësi në familje. Kjo kategori luan me normë fitimi 7-10 % në fushën e tregtisë ushqimore dhe më shumë në tregëtine e artikujve industriale por që ka qarkullim më të ngadaltë.
Në vend që qeveria të formalizojë kontrollin mbi biznesin e madh i cili për të shitur dhe rritur qarkullimin e tij nuk zbaton rregullat e tregtisë me shumicë e pakicë, kërkon të godase deri në pikën e fundit ato dy grupe që konstatova sa më lart mbi biznesin e vogël.





