Gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Berisha publikoi në profilin e tij në Facebook denoncimin e një qytetari, sipas të cilit djali i xhaxhait të deputetit Jurgis Çyrbja është arrestuar por policia po e mban të fshehtë ngjarjen. Sipas Berishës, maxhoranca kontrollon drejtësinë.

Denoncuesi thotë se personi i arrestuar është djali i xhaxhait të deputetit Cyrbja, Edmond Çyrbja, dhe se po bëjnë të pamundurën që ta nxjerrin para 72 orëve dhe po e mbajnë të fshehur ngjarjen. 

Nga një komunikim që DurrësLajm pati me policinë e Durrësit në lidhje me ngjarjen mësoi se arrestimi i këtij shtetasi dhe dy të tjerëve, bashkëpunëtorë në vjedhje, është publikuar në komunikatën e policisë së shtetit të datës 26 maj.

Njoftimi i policisë i datës 26 maj:

Më datë 25.05.2018 u arrestuan në flagrancë shtetasit E.Ç. 35 vjeç, E.K. 36 vjeç dhe G.Gj. 21 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, Sukth, Sukth Durrës pasi rreth orës 03:15 në Maminas Shijak, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin banesën në pronësi të shtetasit B.D. 40 vjeç. Nenet 134/2, 22 të Kodit Penal.