Edhe nënkryetari i PD-së Durrës, Arlind Boshku, ka denoncuar ngritjen e një kulle shumëkatëshe luksoze në shëtitoren “Taulantia”, teksa ngre pikëpyetje për qëllimin e vërtetë të Ramës për rikonstruksionin e Vollgës.

Sipas Boshkut, ky është “krimi i radhës në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar Durrës, tek shëtitorja Taulantia e cila u rikonstruktua me bujë të madhe, paguar me taksat e qytararëve në funksion të një kulle prej 25 katesh”.

“Projekti i firmosur me dorën e Edi Ramës! Z.Kryeministër në ikje thuaji qytetarëve te Durrësit për kë e bëre shëtitoren ???”, përfundon reagimin e tij Boshku.

Më herët ishte ish-deputetja Fatbardha Kadiu, e cila denoncoi e para ngritjen e kësaj kulle në qytet, sipas së cilës milionat e harxhuara për Velierën dhe rikonstruksioni i Lungomares së Durrësit u bë me qëllim për t’i rritur vlerën planeve për ndërtimin e kullave në Durrës.