Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar këtë të diel deputetin e PS-së për Pogradecin, Eduart Shalsin.

Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se Shalsi ka hapur një zyrë të tijën në këtë qytet, por lidhjen me energji elektrike e ka bërë pa kontratë dhe pa sahat.

Në një kohë që shumë qytetarë të thjeshtë arrestohen nëse nuk kanë kontratë, duket se për deputetin e PS-së asgjë e keqe nuk do të ndodhë.

Reagimi i Berishës:

Per narkodeputetet energia elektrike eshte falas!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje doktor Berisha. Nderkohe qe njerezit burgosen per mospagimin e faturave te energjise, deputeti i PS ne Pogradec Eduart Shalsi ka hapur nje zyre pritje dhe nga banoret raportohet se lidhjen e energjise e ka bere pa kontrate dhe pa sahat matje te harxhimit.”