Një denoncim në lidhje me një ngjarje skandaloze ka mbërritur në adresën e Sali Berishës në Facebook, ku një qytetar, i cili ka dashur të ngelë anonim, ka treguar se si një djali të ri i kanë hequr apandesitin, pasi ka shkuar të vizitohet për një puçërr që i ka dalë në kurriz.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Peshkopisë dhe siç thotë denoncuesi, është mbajtur e fshehtë për mediat, edhe pse familjarët e të riut janë kofliktuar me mjekun kirurg, Gazmir Xhembulla, i cili është bashkëshorti i deputetet socialiste, Almira Xhembulla.

Ndër të tjera, denoncuesi i tregon Berishës se mjeku rri gjithë kohën nën efektin e alkoolit dhe kjo nuk është hera e parë që ka probleme me qytetarët.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Kjo eshte mjeksia e Kallam Deshtakut!
I semuri operohet tjeter per tjeter!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Zoti Berisha.!
Per te mos u indetifikuar po te shkruaj anonim.
Ne spitalin e Peshkopise me dt 20.9.2018 eshte paraqitur ne spitalin e Peshkopise nje djal rreth 20 vjeç te cilit i.kishte dalur nje puçer pas shpine. Pasi e kontrollon kirugu Gazmir Xhembulla
 i cili eshte dhe burri i deputetes se PS Almira Zebi Xhembulla i thote qe do te operohesh. Pasi e fut ne sall te operimit ne vend qe ti heq puçrren i ka hequr opendesitin.
Kur djalit i ka dalur narkoza ka pare plagen ne bark dhe u ka spjeguar se çka ndodh me te. Mjeku i ka thene te hoqem opendesitin se ti me the per ate apendesitin. Ka plasur sheri me familjaret e djalit dhe familja ka vajt ne kom per kallzim po e kan mbajt te fshehur kete rast budallek te mjekeve tane. Drejtoria e Spitalit esht ne dijeni dhe gjith Peshkopia e din kte budallek. Ju lutem publikojeni se po mbahet fshehur kjo maskarade pasi kirurgu esht burri deputes se PS dhe rin tap me alkol.
Per ta verefikuar me sakt personi ndodhet aktualisht ndodhet ne repartin e kururgjise dhoma tre"