Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim, lidhur me ndryshimin e fakteve dhe provave nga ana e policisë pas arrestimit të Orest Sotës në Elbasan, i cili u kap me 860 mijë euro, si dhe me dy patenta jahti që i përkisnin Saimir Tahirit dhe 1 patentë të bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm.
Duke ju referuar qytetarit dixhital, Berisha, thekson se Rama ka dërguar këshilltarin e tij Spartak Braho, tek drejtori i komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, për të fshehur provat për marrjen e dy milionë eurove të tjera që ndodheshin në makinë në momentin e arrestimit të Sotës.
Ja denoncimi i Berishës:
Noriega në panik i dërgon Spartak Brahon, Qatos!
Qytetari dixhital denoncon:
Rama i dërgon Qatos këshilltarin e tij, Spartak Braho në përpjekjen për të fshehur implikimin dhe përfitimin e tij direkt të një çante me euro, nga 2 milionë euro që morën nga makina e Orest Sotes, shoferi i Saimir Trafikut dhe Florian Habilit.
Lexoni mesazhin e qytetari dixhital! sb
“Pershendetje doktor,desha te ju informoj se ne nje separe te turizmit te Elbasanit nga ora 13:30 deri ne ora 14:30 sot u zhvillua nje takim kok per kok i spartak brahos me altin qaton drejtorin e policise se elbasanit. Ne komisriatin e elbasanit te gjithe flasin se nga makina e orestit jane marre Kater canta me euro nga Florian Habili dhe shoferi i sajmir tahirit. Fakti qe Rama ka derguar kshilltarin e tije per takim te fshehte me Qaton deshmon se edhe vet Rama esht perfitues i eurove te bandes se Tahirit, anonim ju lutem.”





