Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtorin e Policisë së Shtetit se ka urdhëruar ngritjen e postblloqeve për të penguar ardhjen e protestuesve në Tiranë, referuar mesazhit të një oficeri policie.

 

Berisha shkruan se kakistokracia po ngordh nga frika ndërsa konsideron Ardi Veliun si bodigardin e Klement Balilit i njohur si "Eskobari i Ballkanit".

POSTIMI I BERISHËS

Kakistokracia po ngordh nga frika!

Badiguardi Eskobarit, narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu urdheron postblloqe dhe pengesa ne mbare vendin per te ardhur ne Tirane.

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital mbi urdherin e badiguardit te Balilit. sb

Mirembrema Doktor.Sipas nje urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te Policise date 3 mars 2019 nga ora 12 e dates 4 mars e ne vazhdim nga te gjitha Komisariatet e Policise do te ngrihen postoblloqe per te penguar ardhjen e protestuesve ne Tirane.