Qytetari dixhital ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha gjobën që iu vihet tregtarëve të Fushë-Krujës dhe Krujës nga të fortët e qytetit me porosi të kreut të bashkisë Artur Bushi, sipas denoncuesit.

Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e qytetarit teksa shkruan:

Lexoni ketu per gjobveniet e Bushit!

Qytetari dixhital denoncon gjobevenesit e Artur Bushit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Mirembrema e shendet. Dua te beni lajm nje problem nga operacioni I AKU ne bashkin f kruj dhe te policise bashkiake po te njesis administrative f kruj.Dje si dite e diele dite pazari inspektoret e AKU nen drejtimin e nje punonjesi te bashkis kruje I afert I kryetarit te bashkis kruje z Artur bushi shoqeronte inspektoret ne cdo dyqan mishi dhe shitje peshku merrnin mish qofte dhe lek nen dore aksion qe u finalizua pa gjoba. Ne nje dyqan moren 200 qofte 100 mije lek te vjetra nen dore dhe i than po te falim Inspektor ne grup ishte nje krutan Astrit kasmi. Kurse policet e bashkis presion tregtareve rom e cdo tregtar paguan 20 mije lek te vjetra nen dor policise bashkiake. Kurse taks vendi pa fature cdo tregtar paguan nga 1 mije lek deri ne 10 mije lek te vjetra ne xhepin e te forteve qe paguanje nje shum leku te kry bashkis z Artur bushi. Ky shesh tregu eshte ndertuar me parat e taksa paguesve te qytetareve te qytetit kruje e f kruje.”