Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike në faqen e tij të Facebook-ut një denoncim nga qytetari dixhital i cili thotë se është liruar nga burgu Kostandin Xhovani, djali i aktores dhe ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani, i arrestuar për vrasjen e 5 të rinjve.
Superskandal e quan Berisha ndërsa shkruan se Rama liroi nga burgu vrasësin e dashur serial të organizatës kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani.
Sipas qytetarit dixhital, Kostandin Xhuvani, i cili vuan dënimin me 35 vite burg, para 5 ditësh është paraqitur në QSUT pasi është operuar nga apendiciti dhe nuk ka shkuar më në burg pasi gjatë natës, familjarët e morën me urdhër të Ramës.
POSTIMI I BERISHËS
Superskandal!
Rama liron nga burgu vrasesin e dashur serial te organizates kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani
Motivi: Kosta ka vrare 5 te rinj por eshte xhani i partise!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr Kostandin Xhuvani vrasësi i 5 te rinjve nuk eshtë me ne burg. Para dy javesh Kosta ka qen ne QSUT esht ber operim nga doktori per apendisitin dhe ne dallim nga te burgosurit e tjere qe trajohen ne spital apo qe edhe vdesin pa kurrfar ndihme ate me urdher nga Rama e kan marr familjaret brenda dites nga spitali Esht operuar naten dhe e kan mor direkt familjaret seshtë rregjistruar fare ne rregjistrat e spitalit te burgut dhe nuk eshtë ne burg me nderhyrje nga vet Rama esht liruar nga burgu nen pretekstin e operacionit





