Babai i një 18-vjeçari ka denoncuar në policinë e Elbasanit, se i biri, person me aftësi të kufizuara mendore është abuzuar seksualisht.
Sipas denoncuesit, abuzuesi është një 42-vjeçar. Pas denoncimit policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka identifikuar autorin.
Policia po vijon punen për kapjen e ndalimin e tij, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.





