16 dhjetor 2013- Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 27 vjeçarin Oriol Fari Matraku, 27 vjeç, pas denoncimit nga bashkëshortja e tij për shfrytëzim prostitucioni.   30 vjeçarja A.Matraku nënë e një fëmije deklaron se është dhunuar nga bashkëshorti dhe ndërkohë ka ndërmjetësuar dhe nxitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë, të prezantuar prej tij gjatë këtyre tre viteve të fundit.   Mësohet se 30 vjeçarja, A.Matraku është vendosur tek shtëpia e prindërve pas denoncimit, bashkë me djalin e vogël. Hetimi për ngjarjen ka nisur pas denoncimit të kryer në Komisariatin numër 3 në Tiranë, ndërsa dosja i ka kaluar për shqyrtim skuadrës së Antritrafiqeve dhe Prokurorisë së Tiranës.