Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar disa shkelje që sipas tyre kanë ndodhur gjatë votimit që po zhvillohet sot në Bashkinë e Kukësit.

“Bashkë Fitojmë”, ka publikuar fotot dhe emrat e zyrtarëve të pranishëm në qendrat ku po votohet.

Më konkretisht sipas BF, Shefi i Urbanistikes në Bashkinë Kukes, Andrin Shehu është fotografuar teksa ndodhet në qendrën e votimit, Kopshti numër 1.

Drejtor i Kadastres (Hipotekes), Lad Spahiu është fotografuar teksa ndodhet në qendrën e votimit të shkollës “1 Qershori”.

Doganieri, Luan Duraku, ndodhet te shkola “1 Qershori”, dhe Drejtoresha e Postës Shqiptare e filialit Kukës, Migena Gjici ndodhet te qendra e votimit te “Shtëpia e Oficerëve”.