KORCE, 18 maj 2013- Ndarja mes një çifti të ri në Korçë nuk është lënë me konsensus mes palëve, por ka përvijuar me përndjekje dhe kërcënime.
Kjo histori i përkon një 23 vjeçareje, e cila është detyruar të drejtohet në rajonin e policisë, pasi për muaj me radhë ishte vënë në ndjekje nga ish i dashuri i saj, 29 vjeç.
Ky i fundit e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme me anë të mesazheve në celular dhe në rrjetin social Facebook.
Policia e Korçës bën të ditur se shtetasi me iniciale R. G, 29 vjeç nga Podgoria e Korçës, për një periudhë pesë mujore e shqetësonte 23 vjeçaren E. Ç, nga Vreshtasi i këtij rrethi.
E reja ka rrëfyer në polici se shqetësohej për një lidhje intime midis tyre para nje viti dhe të prishur në këto momente.





