Një 42- vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga, pasi policia italiane i gjeti në bodrumin e shtëpisë rreth 83 kilogram marijuanë. Agjencia e lajmeve “Ansa” bën me dije se policia ka ushtruar kontroll në bodrumin e shtetasit me inicale A.B., banues në Sanremo. Më tej shkruhet se shqiptari kishte hedhur deodorant për të mbuluar erën e hashashit në mënyrë që karabinierët, por edhe fqinjët të mos vinin re erën e hashashit.

Lënda narkotike do të kaptë vlerën e 100.000 eurove nëse do të shitej në treg. Gjithashtu policia gjeti edhe pajisje për paketimin e drogës.

A. B. ishte dëbuar në vitin 2005 nga Italia, por ishte rikthyer sërish në mënyrë klandestine një vit më vonë duke përfituar nga bashkëshortja që ishte me leje të rregullt qëndrimi.