BRUKSEL, 17 mars 2013– ''Nuk janë tatimet arsyeja''. Aktori francez Gerard Depardieu ka shpjeguar arsyet e largimit të tij nga Franca për televizionin belg Notele.
Sipas Depardieu nuk ka qenë thjesht çështje lekësh arsyeja e largimit të tij, pasi edhe në Belgjikë paguhen taksa të larta, por gjithsesi të arsyeshme.
Politikat e ndjekura nga qeveria e Hollande i duken aktorit francez pak të ekzagjeruara. “Franca është e trishtë, njerëzit janë të mërzitur. Mungon energjia”,- është shprehur ai.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/