ÇEÇENI, 25 shkurt 2013 – Gerard Depardieu, i cili mori shtetësinë ruse në fillim të janarit, u bë qytetar nderi i Republikës Çeçene, njoftoi kreu i Çeçenisë Ramzan Kadirov në profilin e vet në faqen e Internetit “Instagram”. Aktori francez i bëri një vizitë kreut të Çeçenisë dhe duke gjykuar nga pritja në aeroport dhe darka e shtruar në nder të tij ata dukeshin si miq të vjetër.
Kolektivat artistike që performuan në darkën festive në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, i kënaqën mysafirët me këngë dhe valle popullore kaukaziane. Gjatë ekzekutimit të valles tradicionale kaukaziane Lezginka Gerard Depardieu nuk mundi të rrinte dot ulur në vend dhe filloi të kërcente nën duartrokitjet e publikut.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/