Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbuloi se po heton ish-Presidentin Donald Trump për heqjen nga Shtëpia e Bardhë të dokumenteve me informacione të klasifikuara.
Në dokumentet që u sekuestruan nga FBI në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago u gjetën dosje me informacione të inteligjencës dhe të dhëna për trafikun e klandestinëve.
Departamenti i Drejtësisë publikoi një deklaratë të reduktuar në masë me provat që u gjetën në rezidencën e Donald Trump.
Në dosjet e sekuestruara nga FBI më 8 Gusht u gjetën edhe dokumente të klasifikuara si “tepër sekrete” që mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA nëse ekspozohen.
Hetimi i FBI për 184 dokumente të klasifikuara nisi pasi u dyshua se ish-Presidenti Donald Trump nuk i dorëzoi në Arkivin Kombëtar të SHBA pasi u largua nga detyra si President.
Kontrollin në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Donald Trump e ka konsideruar si të motivuar politikisht, pasi ish-Presidenti konsideron të rikandidojë sërish.
Deklarata me provat e gjetura në rezidencën e Trump u publikua të premten nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë pas urdhrit të një gjykatësi që urdhëroi publikimin e një varianti të reduktuar.
Shumica e faqeve me provat e sekuestruara ishin të fshira dhe pjesa më e madhe e informacioneve ishin të mbuluara, sepse sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë përmbajnë informacion të klasifikuar dhe nuk mund të ekspozohen publikisht. /tvklan.al





