Darka në lokalin e famshëm të Nusret-it në Dubai, ku disa nga ministrat e qeverisë Rama u kapën “mat” ka qenë kryefjalë e lajmeve gjatë 3 ditëve të fundit.

Duket se kjo darkë dhe pasojat që mund të ketë ajo për qytetin e Durrësit kanë qenë në qendër të vëmendjes së departamentit të Zhvillimit Ekonomik pranë PD Durrës.

Ish-këshilltari bashkiak Ivo Jorgoni shkruan në rrjete sociale se janë “të bindur për të mos ja lënë Durrësin në dorë “Nusretrave””.

Në postimin e tij, Jorgoni i konsideron ëndrra elektorale të Rilindjes darkat me mish ku vendoset e ardhmja e qytetit bregdetar.

“Sot në mbledhjen e Departamentit te Zhvillimit Ekonomik.

Të bindur për të mos ja lënë Durrësin në dorë “Nusretrave”. C’do investim për Durrësin duhet të ketë trasparencë me qytetarët e Durrësit. Tryezat me mish në Dubai ku vendoset e ardhmja e qytetit tonë janë ëndrra elektorale me sheik të rilindjes”,- shkruan Jorgoni.

Sot në mbledhjen e Departamentit te Zhvillimit Ekonomik. Të bindur për të mos ja lënë Durrësin në dorë “Nusretrave”. C’…

Posted by Ivo Jorgoni on Tuesday, January 12, 2021