Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 27-vjeçarin Eno Papa, të cilit iu zbulua një depo me arsenal armësh.
Në sajë të operacionit “Silent 2” tre ditë më parë në një magazinë të marrë me qera pak kohë më parë nga Eno Papa, policia sekuestroi 2 snajpera, 4 kallashnikov, 2 armë automatike, 4 pistoleta me silenciator, tre kallëpe tritoli.
Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se armët e sekuestruara, disa prej të cilave edhe ishin modifikuar e përshtatur si Snajper me shënjestra optike, do përdoreshin për ekzekutime mafioze.