Policia ka deportuar një 29-vjeçar nga Durrësi, nga Hollanda drejt vendit tonë.
Burime zyrtare policore bëjnë me dije se “Më datë 27.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ç.Gj, 29 vjeç, banues në Durrës, deportuar nga Hollanda”.
I riu akuzohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, neni 297 i Kodit Penal.





