SHBA– Johnny Depp duket se është pushtuar nga dëshpërimi pasi e dashura e tij, Amber Heard e la atë për një femër. 26 vjeçarja biseksuale kaloi një fundjavë me një modele franceze shumë tërheqëse.
Sipas The Sun, Amber e braktisi Johnny Depp për Marie de Villepin, vajzën e ish kryeministrit francez Dominique de Villepin.
Një burim afër aktorit të famshëm hollivudian u shpreh se Depp ndihet shumë keq, pasi ai ishte i dashuruar me Amber dhe çifti po planifikonte të martohej dhe të bëheshin me fëmijë.
Çifti i aktorëve shoqërohej me njëri tjetrin prej të paktën 7 muajsh. Depp u nda kohë më parë nga gruaja e tij Vanessa Paradise, nënë e dy fëmijëve të tij.
E dashura e tij, Amber Heart është parë bashkë me modelen franceze në Paris, duke kaluar një fundjavë romantike.
Pak kohë më parë Depp bleu për Heart një vilë 10 milion USD në Tennessee dhe i vuri emrin e saj një gjiri në ishujt Bahamas.