Tiranë, 16 qershor 2014 – Edhe pse tavolina e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike është e përmasave gjigante, ajo nuk ka mjaftuar që të gjithë deputetët e PD-së të ulen rreth-e-rrotull.

Astrit Patozi dhe Arben Ristani të ardhur me vonesë në mbledhje nuk kanë gjetur karrige për t’u ulur në tavolinë dhe kanë zgjedhur të ulen tek vendi i gazetarëve. Siç duket ka pasur një problem organizativ pasi karriget nuk kanë munguar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/